Të fundit

PDK-ja thotë se këtë herë do ta zhvillojnë Skenderajn

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nuk po e sheh qeverisjen e Sami Lushtakut si model, shkruan Paparaci.

Krasniqi i cili ka qëndruar sot në Skenderaj, ka thënë se rikthimi i Partisë Demokratike të Kosovës në udhëheqjen komunale në Skenderaj është garanci për fillimin e një modeli qeverisës zhvillimor e transformues dhe me perspektivë për të gjithë.

Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se ka takuar kryetarin e kësaj komunale Fadil Nura dhe kanë biseduar për planifikimin e projekteve.

“Kryetarin Nura dhe ekipin e tij, të cilët veçse kanë filluar të punojnë në përmirësimin e shërbimeve publike dhe po planifikojnë zbatimin e projekteve të rëndësishme, i përgëzova për vendosmërinë dhe angazhimin në jetësimin e programit të tyre. Mirënjohës ndaj qytetarëve të Skenderajt që treguan se PDK është në zemrën e Skenderajt, përherë unike dhe e pandashme”, shkruan Krasniqi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci