Disa persona janë përfshirë në një rrahje masive në afërsi të pikës kufitare në Merdare të Podujevës paraditen e së enjtes.
Motivi i përplasjes mes dy grupeve të përfshira në sherr dyshohet të jetë tejkalimi i kolonës së automjeteve.
Përleshjen janë përpjekur ta ndalonin disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, bazuar në pamjet e publikuara nga televizioni ATV.
Ende nuk dihet numri i personave të ndaluar për këtë sherr fizik.
Paparaci ka tentuar të marrë informacione zyrtare nga Policia e Kosovës, por nga zyra për media e policisë ende nuk janë përgjigjur për rastin.
