Të burgosurit e liruar rusë janë kthyer në Moskë, pasi Rusia dhe Ukraina shkëmbyen qindra të burgosur në një prej marrëveshjeve më të mëdha për lirimin e tyre.
Aeroplani ushtarak ka kthyer në Moskë 248 shërbyes rusë, të cilët janë liruar nga Ukraina.
Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se 230 të burgosur ukrainas janë kthyer në shtëpi në shkëmbimin e parë të të burgosurve pas më shumë se pesë muajsh.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se 248 ushtarët janë liruar në bazë të marrëveshjes të sponsorizuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Zyrtarët rusë nuk kanë ofruar detaje të tjera të shkëmbimit të të burgosurve.
Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer të burgosurit edhe gjatë vitit të kaluar.
Më shumë se 500 të burgosur nga të dyja anët janë liruar në tri marrëveshje të ndryshme.
