Të fundit

Sensacioni i pikados detyrohet t’ia japë shtetit gjysmën e çmimit prej 230,000 eurosh

Lojtari numër dy i botës në pikado, Luke Littler, do të humbasë pothuajse gjysmën e totalit të çmimit që fitoi në Kampionatin Botëror të Pikados.

16-vjeçari britanik tërhoqi vëmendjen e botës sportive falë një udhëtimi të jashtëzakonshëm në Kampionatin Botëror, i cili përfundoi me humbje në finalen e së mërkurës ndaj Luke Humphries.

Littler, me arritjen deri në finale, ia garantoi vetes një pagesë prej 230,000 eurosh.

Megjithatë, duket se ai do të jetë i pafuqishëm për të shmangur humbjen e pothuajse gjysmës së fitimeve të tij pasi taksat dhe sigurimet kombëtare do t’ia marrin 45 për qind të fitimeve.

Sipas platformës së investimeve Saxo, Littler do të duhet të paguajë 88,000 euro taksa si dhe 8,500 euro sigurim kombëtar, kështu që fitimi i tij do të zvogëlohet pothuajse përgjysmë.

Kjo do të thotë se ai do të marrë në shtëpi “vetëm” 135,000 euro.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci