Të fundit

Beatrix Ramosaj tregon punën e parë që ka bërë në Podujevë

Çifti i njohur i shtëpisë së famshme “Big Brother Vip” u janë përgjigjur pyetjeve të ndryshme që i kanë bërë njëri-tjerit.

Në bisedë e sipër Donaldit i ra të pyeste këngëtaren se cila është puna e parë që ka bërë në jetë.

Dhe Beatrix me të qeshur kujtoi se kur kishte qenë në klasë të tretë, kishte tentuar të shiste disa fruta dhe perime.

Kjo ka ndodhur në fëmijërinë e saj të kaluar në një fshat të Podujevës, ku kishte mbledhur disa fruta dhe perime nga kopshtet e të tjerëve.

“Domethënë atje të gjitha kanë një super kopsht kështu me të gjitha, fruta, perime, dhe shkova, sa mund të kem qenë në klasë të tretë apo të katërt dhe mora ku di unë: mollë dhe speca dhe dola para shtëpisë aty dhe do shisja mollë dhe speca (qesh). Një ditë ndenja aty dhe nuk kaloi njeri, aq ka qenë”, tregoi Beatrix.

Këngëtarja me nënën dhe vëllain e saj kanë jetuar për një kohë në Holandë dhe janë kthyer më pas në Shqipëri, ku në moshën e adoleshencës, Ramosaj nisi karrierën e saj si këngëtare.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci