Të fundit

Kancelari gjerman: Kufijtë e Evropës, nuk preken

Kancelari i ri i Gjermanisë, Olaf Scholz, u takua me liderët e tjerë të Bashkimit Evropian në samitin e Brukselit.

Antagonizmi rus në kufirin me Ukrainën dominoi agjendën pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy u takua me Scholz dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, si dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Scholz zhvilloi bisedime me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, raporton DW.

“Ne do të theksojmë përsëri se paprekshmëria e kufijve është një bazë e rëndësishme për paqen në Evropë. Së bashku do të bëjmë gjithçka që kjo paprekshmëri të vlen”, tha Scholz.

Pjesëmarrja e kancelarit gjerman në takimin e Këshillit Evropian erdhi një ditë pas fjalimit të tij inaugurues në Bundestag dhe me një sërë krizash me të cilat BE-ja duhet të përballet, duke përfshirë tensionet e vazhdueshme me Rusinë dhe aleatin e saj, Bjellorusinë, si dhe pandeminë e koronavirusit dhe çmimet e larta të energjisë.

BE-ja tashmë po planifikonte të diskutonte sanksionet e mundshme që mund të vendoste, nëse Rusia do të ndiqte veprime agresive ndaj Ukrainës.

Zelenskyy u bëri thirrje udhëheqësve evropianë që të vendosin sanksione menjëherë në vend që të presin.

Rusia pushtoi dhe aneksoi Krimenë – një rajon i Ukrainës në Detin e Zi – në vitin 2014, dhe që atëherë ka mbështetur luftëtarët separatistë pro-rusë në rajonin lindor të Donbasit.

Moska synon ta mbajë Ukrainën që të mos afrohet shumë me BE-në dhe NATO-n, duke kërkuar vazhdimisht që mundësia e pranimit të hiqet nga tavolina.

Udhëheqësit e BE-së dhe NATO-s kanë kundërshtuar kërkesën për të përjashtuar anëtarësimin e mundshëm, por gjithashtu thonë se Kievi është ende shumë larg anëtarësimit në secilën organizatë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci