Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka marrë vendim për parandalimin e luftës mes Izraelit e Palestinës
Gjykatësja Joan Donoghue ka thënë se gjykata ka vendosur që Izraeli duhet “të marrë të gjitha masat brenda fuqisë së tij” për të parandaluar të gjitha aktet brenda fushëveprimit të Konventës së Gjenocidit.
Ajo shtoi se Izraeli duhet të sigurojë “me efekt të menjëhershëm” që forcat e tij të mos kryejnë aktet si, vrasja e palestinezëve ose shkaktimi i lëndimeve të rënda trupore ose mendore.
Izraeli gjithashtu duhet të marrë masa të menjëhershme për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza.
Gjykata ka thënë se Izraeli duhet të sigurojë ruajtjen e provave të gjenocidit të supozuar. Donoghue urdhëroi Izraelin të raportojë në gjykatë brenda një muaji. Ajo tha se duhet të merren masa për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza.
Donoghue thotë se Izraeli gjithashtu duhet të paraqesë një raport në gjykatë brenda një muaji nga ky urdhër.
