Vetëm pesë muaj pas transferimit te skuadra e Manisas, mesfushori Meriton Korenica është rikthyer te skuadra e Ballkanit.
Përmes një përmbledhje me momentet më të mira te Ballkani, skuadra nga Theranda ka lajmëruar për rikthimin e tij.
”Gjejeni se kush është rikthyer”, thuhet në një video me momentet më të mira të Korenicës publikuar nga Ballkani.
Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për rikthimin e tij, ndërsa nuk dihen arsyet e largimit.
Korenica ishte transferuar te Manisa para pesë muajve për një shumë prej 200 mijë eurove.
Gjatë tre viteve qëndrim te Ballkani, Korenica ka zhvilluar 130 ndeshje teksa ka shënuar 25 gola dhe ka asistuar në 20 të tjerë duke qenë një lider për skuadrën e Ilir Dajës.
Nga Manisa para pak jave është larguar edhe ish-drejtori sportiv i Ballkanit, Nderim Nexhipi.
