Në kuader të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi bashkë me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, janë takuar me Drejtoreshen e Zyrës për Evropen Qendrore, në Departmentin e Shtetit, Colleen E. Hyland
Rukiqi njofton se gjatë takimit, u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë, për pikëpamjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës në lidhje me procesin e dialogut dhe nevojën që Kosova sa më shpejtë të gjej rrugën drejt integrimeve euroatlantike.
“Zonja Hyland mirëpriti shqetësimet dhe vlerësimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës për procesin e dialogut dhe rrugën përpara për zhvillimin e vendit”, shkruan ai.
