Pas Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiqit mesa duket një çift i ri po krijohet në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”.
Është fjala për Romeo Veshaj dhe Heidi Baçin, të cilët kohët e fundit janë parë mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Ditën e sotme teksa po qëndronin në oborrin e shtëpisë, dyshja janë përqafuar me njëri-tjetrin, ndërsa në një moment moderatori i kërkoi banores që t’ia kapte supet.
Heidi u shpreh se nuk e dinte se çfarë janë supet, pasi ajo ka lindur dhe është rritur në Itali, ndërsa Romeo i tha se do ti mësojë shumë gjëra.
