Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual në Drenas, shkruan Paparaci.
Siç njofton Policia i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Gllogoc 16.12.2021 – 20:35 Në lidhje me rastin me 17.12.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.
Rasti është raportuar edhe dje nga Policia e Kosovës, nga ky njoftohej se një femër ka raportuar në polici rastin.
“Gllogoc, 16.12.2021 – 11:37. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull i pa njohur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori .Njësitë relevante policore kanë arritur ta identifikojnë veturën e të dyshuarit dhe janë duke hetuar rastin”, njoftonte dje Policia në raportin 24 orësh./Paparaci.com
