Të fundit

Fillon mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së, po diskutohet për mobilizimin e të gjitha strukturave për zgjedhje nacionale

Ka filluar të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, ku po diskutohet për dëmin e madh që Qeveria Kurti ia ka sjellë vendit, duke e pranuar draft-statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që përmban kompetenca të qarta ekzekutive.

Sipas PDK-së, ky draft-statut prish karakterin unitar të shtetit tonë dhe që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht, Partia Demokratike e Kosovës nuk mund ta mbështesë një propozim të tillë.

Bëhet e ditur se Këshilli Drejtues i PDK-së po diskuton për mobilizimin e menjëhershëm të gjitha strukturave të partisë për zgjedhjet e ardhshme nacionale, për të rikthyer besimin e qytetarëve me një Qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci