Të fundit

Eurokohës i ndërpritet monopoli, reagon këshilltari i ministrit Aliu: Ja pse e ndërpremë kontratën

Aviokompanive “Eurowings” dhe “Kosova Airlines”, në pronësi të Remzi Ejupit, i është hequr favori i linjës së pakufizuar ajrore për Zvicër dhe anasjelltas.

Vendimi i nxjerrë saktësisht një javë më parë, më 30 janar, nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës (AAC) do të hyjë në fuqi pas përmbylljes së sezonit dimëror 2023/24.

Valon Hoti, këshilltar i ministrit Liburn Aliu, e ka quajtur kontratën si të padrejtë dhe të paligjshme.

“Në Republikën tonë kemi parë shumë monopole që janë bërë temë e debatit publik, por ka edhe shumë të tilla që kurrë nuk kemi dëgjuar për to. E tillë ka qenë edhe një kontratë për trafikun ajror”, ka reaguar të martën Hoti.

“Nga 2018 deri tani kompania Eurowings ka pasur monopolin për të drejtat e pakufizuata për trafik ajror nga dhe për në Zvicër. Këtë gjë e kemi ndërprerë sepse konsiderojmë që është e padrejtë dhe e paligjshme”, ka shtuar ai.

Hoti ka thënë se Ministria e Infrastrukturës së shpejti do të hap konkurs të ri për trafikun ajror Kosovë-Zvicër. Ka thënë se nga kontrata e re do të përfitojnë qytetarët me çmime më të lira të udhëtimit.

“Së shpejti do të hapim konkursin në të cilin do të vendosim kritere dhe përmes të cilave kritere do të kemi çmime më të ulta të udhëtimit e kështu do të fitojnë qytetarët dhe jo individë të caktuar”, është shprehur ai në një postim në Facebook.

Në qershor të vitit 2018, Ministria e Infrastrukturës ia kishte dhënë të drejtën për të operuar nga Zvicra, e drejtë kjo e njohur si dezignim, kompanisë gjermane “Eurowings” dhe kompanisë “Kosova Airlines”.

“Eurowings” operon në Cyrih dhe është në pronësi të kompanisë “Lufthansa Group”. Por, si bashkëpunëtor i “Eurowings” në Kosovë është kompania “Eurokoha” e Remzi Ejupit.

Në pronësi të Ejupit është edhe “Kosova Airlines”. Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), ky biznes zyrtarisht figuron në pronësi të Naim Ejupit, familjar i biznesmenit Remzi Ejupi.

Eurokohës i ndalohen fluturimet për Zvicër

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci