Të fundit

Sonte ‘martohen’ Ilnisa dhe Meritoni, Sara shpërthen ashpër ndaj Bardhit

Sonte në orën 21:00 në shtëpinë e ‘Big Brother Vip Albania’ do të ketë dasmë, kjo pasi ‘Vëllai i Madh’ u dha të drejtën banorëve që përmes një votimi të hapur të zgjidhnin mes çiftit Ilnisa-Meriton dhe Sara-Bardhi që të bëjë dasëm.

8 vota mori çifti Sara-Bardhi, ndërsa me 10 vota çifti Ilnisa dhe Meritoni.

Kaq ka mjaftuar që mes Sarës dhe Bardhit të ndodhë debati i parë në çift. Por më shumë sesa një debat, duket të jetë një hatërmbetje nga ana e Sarës, për votën që Bardhi i dha Meritonit.

Ajo refuzoi në mënyrë kategorike të flasë me të, madje e bëri fajtor për lojën e saj.

Në debatin e parë në çift papritur, Sara vendosi në gjaknxehtësi e sipër ta largojë Bardhin nga vetja, ndërkohë që spektaklin e kaluar shkëmbyen publikisht puthjen e parë në buzë.

“Bravo i dhe një natë vëmendje, një ‘prime’, dy ‘prime’. Je ‘out’ lale. Ik mos të shikoj. Çfarë je duke bërë mor vëlla? I dhe sot vëmendje, ‘prime-n’ ja dhe, të gjitha ja dhe. A je për Ilnisën këtu? Më shiko në sy, shkon ja u jep votën atyre. Mos më fol më, nuk të flas më se ti gënjen se ke thënë tjetër gjë se çfarë do bësh këtu në lidhje me mua dhe po ua jep atyre. Nëse më jep mua fjalën për diçka e tregon me vepra jo me fjalë. Po më merr në qafë më shumë sesa po më bën nder”, tha ajo.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci