Me fillim nga ora 18:00 në Paris të Francës, Përfaqësuesja e Kosovës do të mësojë kundërshtarët për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve.
Kosova, e seleksionuar në Ligën C, ndodhet në vazon e dytë së bashku me Azerbajxhanin, Bullgarinë dhe Ishujt Faroe.
Për kundërshtarë, Kosova mund të ketë kombëtaret nga Vazo 1: Rumania, Suedia, Armenia, Luksemburgu. Vazo 3: Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Qipro dhe nga Vazo 4: Bjellorusia, Lituania/Gjibraltari, Estonia, Letonia
Për të ndjekur live hedhjen e shortit klikoni këtu.
“Dardanët” do t’i ketë dy ndeshje në shtator, dy në tetor e dy në nëntor.
Ndërsa për Ligën e Kombeve do të përgatitet me miqësoret që i zhvillon në mars e në qershor ndaj Armenisë, Hungarisë e Norvegjisë.
