Të fundit

Cilin nga banorët e BBV thumbon Romeo?

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ditëve të fundit kanë ndodhur debate të shumta, protagonistë të këtyre debateve ishin aktorja, Arjola Demiri, balerini, Ilir Shaqiri dhe aktori, Donald Veshaj.

Donaldi vazhdimisht ka pasur mbështetjen e binjakut të tij, Romeos, i cili ka reaguar përmes rrjeteve sociale për ngjarjet e krijuara në shtëpi, ku ishte i përfshirë aktori.

Së fundmi, Romeo ka reaguar përmes profilit të tij në “Instagram”, ku ka hedhur kunja drejt banorëve të tjerë në shtëpi të cilët u janë kundërvënë vëllait binjak të tij.

“I vetmi shpend që e merr guximin t’i bjerë në qafë shqiponjës është sorra. I ulet në kurriz dhe fillon t’i çukisë qafën. Megjithatë, shqiponja nuk i përgjigjet, as nuk lufton me të, as nuk merret me të fare. Thjesht hap krahët dhe fillon të fluturojë lartë, sa më lartë ngjitet aq më shumë i vështirësohet frymëmarrja sorrës për shkak të mungesës së oksigjenit”, ka shkruar Romeo në postimin e tij në “Instagram”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci