Të fundit

Pezullohet sërish tenderi për renovimin e stadiumit në Gjilan

Është pezulluar sërish procedura tenderuese për renovimin e Stadiumit të Qytetit në Gjilan.

Procesi është pezulluar më 11 mars të këtij viti, shkaku i aprovimit të ankesave për ri-shqyrtim të dosjes së tenderit.

Drejtori i Drejtorisë së Sportit në Gjilan, Kushtrim Zeqiri ka thënë se deri më tani nuk është i njoftuar me këtë çështje.

“Nuk jam në rrjedha me këtë çështje, tani kam një takim dhe pastaj do të informohem rreth situatës”, ka thënë shkurtimisht Zeqiri në një përgjigje për KosovaPress.

Ndryshe, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë një buxhet prej 15 milionë euro për rinovimin e këtij stadiumi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci