Të fundit

Hoxha i shumëpërfolur flet për gruan e dytë: E shërova nga magjia dhe e martova

Familja Iseni nga fshati Tërnoc i Komunës së Bujanocit po pretendon se hoxha Vesim Avdiu, ua ka grabitur vajzën në moshë të re, pa dijeninë e tyre. Ndërkaq version tjetër shpalos vetë hoxha që pohon se me vajzën ka “niqah” të kryer në kushte fetare, me lejen e babait të saj.

Një hoxhë denoncohet se e “kidnapoi” një vajzë për grua të dytë, ai thotë se e mori me qejf

Madje, hoxha thotë se gruan e dytë, martesë kjo që po kontestohet, e kishte paciente paraprakisht.

Ai thotë se e kishte shëruar nga magjia, ndërsa më pas ka ndjekur procedurat e obliguara sipas fesë për ta marrë për grua.

Veç kësaj, ai thotë se të njëjtën e kishte edhe nxënëse.

“Nuk ekziston ajo që po flitet se unë e kam marrë pa leje e pa kurorëzim. Vajzën e njoh që nga mosha 10-vjeçare pasi ka qenë nxënëse e imja më pas ka vazhduar studimet në Egjipt dhe është kthyer. Më pas ka qenë edhe paciente e imja pasi e kam shëruar nga magjia. Në momentin që ajo e ka marrë veten, kam shkuar te prindi i saj e kam kërkuar dorën dhe më ka dhënë leje”, ka thënë Avdiu në Klan Kosova.
Avdiu ka shtuar se ai është i martuar edhe më një grua tjetër për 19-vjet, duke pohuar se gruaja e tij e parë është dakord me martesën e tij të dytë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci