Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme.
Duke filluar nga ora 10:00, pritet të shqyrtohet Propozim-rezoluta për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.
Paparaci ditë më parë raportoi se 1805 tenderë një burimor janë dhënë që nga ardhja e Albin Kurtit në krye të qeverisë, më 22 mars të vitit 2021 e deri më tash.
Në bazë të raporteve që ka siguruar Paparaci, rezulton se shuma totale e të gjitha kontratave të nënshkruara për këto katër vite është 240,485,374.7 euro (mbi 240 milionë).
Mbi 240 milionë euro kontrata një burimore që nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet
