Të fundit

Shtyhet ndeshja Atalanta-Fiorentina, sëmuret rëndë drejtori sportiv

Shtyhet sfida mes Atalantës dhe Fiorentinës, e planifikuar për të nisur në orën 18:00 të së dielës në “Gewiss Stadium” të Firences.

Shkak është bërë një problem i rëndë shëndetësor i Drejtorit Sportiv të Fiorentinës, Joe Barone, i cili është transportuar me urgjencë me helikopter nga stadiumi për në spitalin San Raffaele të Milanos.

Paniku dhe tronditja te futbollistët, sidomos ata të Fiorentinës, kanë bërë që Liga e Serisë A të dalë me një komunikatë zyrtare, ku njofton se është vendosur që ndeshja e sotme të shtyhet për në një tjetër datë.

Ndërkohë nuk ka ende të dhëna mbi gjendjen shëndetësore të Joe Barones, i cili vijon të jetë i shtruar në klinikën e njohur të Milanos.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci