Të fundit

Policët kërkojnë rrogën e 13-të

Kryetari i Sindikatës të Policisë së Kosovës i ka dërguar letër Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla nëpërmjet së cilës kanë kërkuar rrogën e 13-të për zyrtarët policorë.

Arsyetimi i SPK-së për këtë kërkesë ka qenë se policët gjatë vitit kanë pasur angazhime shtesë në plane të ndryshme operative, si COVID-19 e operacione të tjera.

“Andaj kërkojmë nga Ju i nderuar z. Xhelal Sveçla-Ministër I MPB-së dhe nga Qeveria e Juaj, që për këtë fund vit të shpërblehen punonjësit e Policisë së Kosovës me një shumë ekuivalente të një page mujore, e cila sado pak do t’ju ndihmonte dhe do të ishte një shpërblim për punën e tyre të jashtëzakonshme. Këtë kërkesë e arsyetojnë punonjësit e Policisë së Kosovës, pasi që janë bartësit kryesor për sigurinë e Republikës së Kosovës dhe në veçanti janë të kyçur direkt në Ligjin për parandalimin e pandemisë COVD 19 e që për vitin 2021 nuk kanë marr asnjë shtesë edhe pse me Ligj ka qenë e paraparë”, thuhet në kërkesën e SPK-së.

Letra e plotë e tyre pa ndërhyrje:

I nderuar z.Xhelal Sveçla-Ministër i MPB-së

Duke pas parasysh përkushtimin e Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2021, në angazhimet e tyre në punët e përditshme si dhe në angazhimet shtesë të planeve të ndryshme operative, si COVID 19 dhe operacioneve tjera, ku janë duke e dëshmuar punën e tyre profesionale dhe përkushtimin pavarësisht sfidave me të cilat përballen duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Andaj kërkojmë nga Ju i nderuar z. Xhelal Sveçla-Ministër I MPB-së dhe nga Qeveria e Juaj, që për këtë fund vit të shpërblehen punonjësit e Poicisë së Koosvës me një shumë ekuivalente të një page mujore, e cila sado pak do t’ju ndihmonte dhe do të ishte një shpërblim për punën e tyre të jashtezakonshme.

Këtë kërkesë e arsyetojnë punonjësit e Policisë së Kosovës, pasi që janë bartësit kryesor për sigurinë e Repubikës së Kosovës dhe në veçanti janë të kyçur direkt në Ligjin për parandalimin e pandemisë COVD 19 e që për vitin 2021 nuk kanë marr asnjë shtesë edhe pse me Ligj ka qenë e paraparë.

Andaj, i nderuar Ministër i MPB-së mbesim më shpresë se do t’a realizoni kërkesën tonë pa dallim për të gjithë Zyrtarët Policor dhe Stafin civil në Policinë e Kosovës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci