Të fundit

Tahiri për aferën e kryeshefit të Ujësjellësit: Kjo është çmenduri, a e dini çfarë skandali ndërkombëtar është ky

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se Qeveria e Kosovës do duhej të jepte dorëheqje pas skandalit të arrestimit të kryeshefit të Ujësjellësit të Gjakovës, Hasan Krasniqi, nën dyshimin për trafikim me njerëz në Bullgari.

Tahiri, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të enjten, tha se arrestimi i Krasniqit dhe ekstradimi i tij drejt Italisë, “është skandal ndërkombëtar”.

“Qysh është e mundshme një ministres si Rizvanollit i arrestohen tre kryeshefa të ndërmarrjeve publike. Ragip Krasniqi, Faruk Mujka dhe pastaj e kemi Kryeshefin e KRU Gjakovës, që është rasti më eklatant dhe më i tmerrshëm, që arrestohet në një shtet tjetër dhe ekstradohet në Itali”, tha Tahiri.

“Dëgjoni, për këtë të fundit qeveria duhet me shku në shpi, jo ministrja. Me t’u arrestu dhe ekstradu në Itali një zyrtar i shtetit, po a dini more çfarë skandali është ky”, tha ai.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci