Të fundit

Një ditë pas lirimit nga burgu, Dani Alves “u çmend” nga festa deri në orët e para të mëngjesit

Futbollisti i njohur brazilian Dani Alves ka lënë burgun e Barcelonës të hënën, pasi ka paguar garancinë prej një milion eurosh.

Menjëherë, Alves u drejtua për në rezidencën e tij në Esplugas Llobregat (një komunë e vendosur në kufirin me Barcelonën) në lagjen luksoze të Ciudad Diagonal.

Siç raportuan sot mediat spanjolle, Alves organizoi një festë të madhe në shtëpinë e tij vetëm një ditë pas daljes nga burgu, ku “u çmend” me miqtë dhe familjen deri në orët e para të mëngjesit.

Festa thuhet se përfundoi në orën 5 të mëngjesit dhe u organizua nga Alves për të festuar ditëlindjen e babait të tij Domingos Alves Da Silva.

Daniel Alves normalisht duhet të paraqitet çdo të premte në gjykatë në Barcelonë dhe t’i përgjigjet “të gjitha thirrjeve ligjore” deri në gjyqin e tij të ri, data e të cilit ende nuk dihet.

Për kujtesë, gjykata në Spanjë dënoi Dani Alves me katër vjet e gjysmë burg në shkurt për një sulm seksual në Barcelonë më 30 dhjetor 2022.

Para se të dilte nga burgu, Alves duhej të dorëzonte pasaportën e tij braziliane dhe spanjolle, në mënyrë që autoritetet në Spanjë të ishin të sigurt se ai nuk do të ikte në Brazil.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci