Të fundit

Ministrja Gorçeviq: Mali i Zi do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në KiE, do votojë pro në maj

Ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviq, e cila e ka vizituar Kosovën, ndër të tjera ka thënë se Mali i Zi nuk është kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Gorçeviq tha se Mali i Zi në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Ministror në maj, do të votojë pro Kosovës që të anëtarësohet në KiE.

Ajo shtoi se vota kundër e një deputeteje nuk e shpreh qëndrimin e Qeverisë së Malit të Zi, por vetëm të partisë që ajo përfaqëson.

“Votimi i disa deputetëve nuk d.m.th. që përfaqëson qëndrimin e Malit të Zi, ajo si përfaqësuese e subjektit politik e ka nxjerrë qëndrimin e partisë së saj. Duhet të përkujtoj Qeveria është me karakter heterogjen, pavarësisht të drejtave të subjektit politik që jep qëndrimin e vet, shumica parlamentare kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni dhe janë obliguar në disa të drejta. E kuptoj përkrahjen e Kosovës në pavarësinë dhe çështjet të tjera… Dua të them se Mali i Zi në Këshillin ministror në maj do ta përkrah Kosovën për anëtarësim, pa dyshim do t’ia japim përkrahjen Kosovës”, tha Gorçeviq.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci