Të fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kjo është platforma e Bujar Osmani

Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, e ka prezantuar platformën prej 10 pikash me të cilat garon në zgjedhjet e 24 prillit.

Lidhur me këtë ka shkruar kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.

Ahmeti tha se këtyre zotimeve iu qëndrojnë unanimisht bashkë.

““Zotimet pas së cilave qëndrojmë unanimisht bashkë janë: Integrimi në BE deri në vitin 2030, Zgjedhja e Presidentit në Kuvend me shumicë të dyfishtë,Partneriteti dhe dialogu strategjik me SHBA, Formimi i Bordit ndërkombëtar me SHBA, BE dhe NATO për çertifikimin e të gjithë bartësve të funksioneve publike, Përforcimi i Armatës konform standardeve të NATO-s, Marrëveshja kornizë ekonomike Etablimi adekuat ndërkombëtar përmes politikës së jashtme, Mbajtja e të rinjve në vend, Edukimi dhe inovacioni, si dhe Agjenda e gjelbër”, shkroi Ahmeti.

Ai tha se nuk garojnë vetëm formalisht në zgjedhje, por me ide dhe vizion të qartë rreth veprimit politik të së ardhmes!

“Bashkë drejt Evropës!”, theksoi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci