Të fundit

Atentat ndaj kryetarit të Haraçinës, plagoset sigurimi i tij

Së paku një person dyshohet se është plagosur të hënën pas një gjuajtje me armë zjarri në Haraçinë, komunë e banuar me shumicë shqiptare në afërsi të Shkupit.

Sipas mediave Maqedoninë e Veriut, persona të paidentifikuar deri më tani kanë gjuajtur me kallashnikovë në drejtim të kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi.

Një pjesëtar i sigurimit të tij është lënduar, konfirmon Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Për momentin nuk dihen shkaqet e këtij incidenti.

Të shtënat me armë në drejtim të Ibraimit kanë ardhur nga një veturë në lëvizje, ndërsa është shkaktuar panik e kaos në rrugën kryesore para sheshit të Haraçinës, shkruan portali Koha.mk.

Mediat maqedonase raportojnë për praninë e policëve të shumtë në vendngjarje, ndërsa janë bllokuar hyrje-daljet e Haraçinës.

Ridvan Ibraimi është zyrtar i Bashkimit Demokratike për Integrim (BDI). /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci