Të fundit

Mungesa e eksplozivëve, humbjet në Trepçë milionëshe

Kryetari i Sindikatës së pavarur të minatorëve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi, ka thënë se puna në këtë ndërmarrje është e cunguar, për shkak të mungesës së mjeteve për punës.

“Aktiviteti minerar është cunguar, për shkak të mjeteve të eksplozivëve dhe derivateve të naftës mirëpo me derivatet e naftës jemi furnizuar, por për shkak të mjeteve të eksplozivëve ndërmarrja ka pësuar humbje 1 milionëshe”, deklaroi Januzi.

Ai theksoi se Trepça është përballur kohët e fundit me mungesë të mjeteve bazike të furnizimeve.

“Në ndërmarrjen “Trepça” nuk ka pasur ekzaltim të trupave xehror, për shkak të mungesës së mjeteve bazike të furnizimeve, siç janë mjetet shpërthyese të ekzaltimit të trupave xehror derivateve të naftës edhe shumë mungesë të furnizimeve për riparime dhe ndërhyrje për çështje teknike ose mjeteve të punës”, deklaroi ai për klankosova.

Si shkak i kësaj, minatorët kanë punuar vetëm me disa aktivitete që sipas Januzajt i kanë shkaktuar humbje të madhe të ndërmarrjes.

“Minatorët kanë punuar vetëm me ndërhyrje ose në riparime, remante tjera ndërsa në aktivitet minerar që i ka shkaktuar humbje të mëdha të ndërmarrjes e që është shqetësuese për krejt edhe për ne si sindikatë edhe për vetë minatorët”, u shpreh kryesindikalisti.

Ibrahim Januzi, tha se shpreson që të gjendet një zgjidhje rreth këtij problemi.

Ai shtoi se pret ndihmë nga ana e Ministrisë për kalimin e kësaj situate

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci