Të fundit

“Lajm i trishtë për Junikun”, komuna me shkrim pas vdekjes së kosovarit në Itali

Komuna e Junikut ka shkruar për vdekjen e Hysni Qestaj, i cili u nda nga jeta tragjikisht pas një aksidenti të rëndë me Ferrari të dielën në Italinë veriore.

Përmes një shkrimi në Facebook, Komuna e Junikut ndan dhimbjen me familjen e të ndjerit, derisa thonë se “mëngjesi i ditës së sotme ishte i rëndë për Junikun”.

“Në një aksident të rëndë trafiku, bashkëvendasi ynë Hysni Qestaj ka ndërruar jetë. Kryetari i komunës z.Ruzhdi Shehu dhe të gjithë qytetarët e Junikut ndajnë dhimbjen me familjen e të ndjerit. I ndjeri të kujtohet gjithmonë me respekt dhe dashuri”, thuhet në njoftim.

Mediat italiane shkruajnë se Ferrari GT C4 i bardhë kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci