Të fundit

U arrit marrëveshja për Planin e Rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor

Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian arritën marrëveshje për Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe vendimi mund të votohet gjatë seancës plenare të prillit, që do të vendosë në fuqi Planin e Rritjes.

Marrëveshja u konfirmua nga përfaqësuesi evropian Tonino Picula, i cili ishte negociatori kryesor në emër të PE.

Negociatat mes këtyre dy institucioneve të BE-së u zhvilluan nën presion të madh kohor sepse për miratim të vendimit është i nevojshëm pajtimi i dy institucioneve, Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian, të cilët zyrtarisht shpërndahen në fund të prillit, pas zgjedhjeve evropiane në qershor.

Në dritën e vendimit, tashmë është e mundur që vendimi të votohet gjatë seancës plenare të prillit dhe kështu të hyjë në fuqi Plani i Rritjes për rajonin, transmeton Paparaci.

Bëhet fjalë për paketën më ambicioze të ndihmës financiare për vendet e rajonit. Plani i rritjes arrin në gjashtë miliardë euro, nga të cilat dy miliardë do të jenë në formë granti dhe katër miliardë të tjera në formë kredie me një normë interesi shumë të favorshme.

Të tre institucionet e BE-së që punuan për Planin e Rritjes këmbëngulën se vendet e rajonit duhet të plotësojnë një sërë kriteresh jo aq të lehta për të përfituar nga paketa e ndihmës financiare.

Midis tyre janë kriteret bazë që vlejnë njësoj për të gjitha vendet anëtare. Ato kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, respektimin e parimeve të demokracisë, reformat institucionale dhe marrja e hapave të nevojshëm për të siguruar që fondet të mos keqpërdoren.

Krahas kritereve që kanë të bëjnë me reformat dhe shtetin ligjor, ka edhe kritere me karakter politik.

Për Serbinë dhe Kosovën ekziston një kusht tjetër që lidhet me progresin në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

Sipas tekstit me të cilin janë pajtuar, çështja e përafrimit me politikën e jashtme, përfshirë sanksionet kundër Rusisë, mbetet një qëllim i përgjithshëm e jo parakusht, siç kërkoi fillimisht Parlamenti Evropian./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci