Të fundit

Bedri Hamza: Shumica e Listës së PDK-së do të jetë me emra debutues

Bedri Hamza ka konfirmuar se lista e PDK-së për zgjedhjet e reja nacionale, kurdo që ato mbahen do të jetë me emra të rinj.

Madje, siç tha ai, këta emra do të jenë për herë të parë në lista zgjedhore, përcjell Paparaci.

Hamza shtoi se për listën përfundimtare do të jenë përgjegjës disa zyrtarë të lartë, përfshirë kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës, pasi do të funksionojnë si grup.

“Do të vendos edhe unë, edhe kryetari, po zyrtarët gjithsesi. Kryesia është aty. Ajo që mund të them është shumica e emrave do të jenë për herë të parë në politikë”, potencoi Hamza në Debat Plus.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci