Të fundit

Nxënësit protestojnë pasi dyshohet se zv.drejtori e sulmoi seksualisht të miturën

Nxënësit e gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë kanë protestuar, pasi dyshohet se zëvendësdrejtori sulmoi seksualisht një nxënëse.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur me 16 dhjetor të këtij viti, por është raportuar zyrtarisht të hënën e 20 dhjetorit.

Policia, tha se krahas viktimës dhe të dyshuarit, lidhur me rastin janë intervistuar edhe disa dëshmitarë.

Për këtë rast ëdhtë deklaruar për “Paparacin” drejtori i këtij Gjimnazi Izet Hotin, i cili ka treguar se për rastin në fjalë janë informuar nga familja e viktimës, para se të raportohej në Polici.

“Për rastin jemi njoftuar nga familja e vajzës, kurse më pas raportuar në polici”, tha ai për Paparacin.

I pyetur se cilat janë masat që do të ndërmerren ndaj zëvendësdrejtorit të arrestuar, Hoti tha se Drejtoria e Arsimit në Malishevë do të vendosë për masat ndaj tij.

“Drejtoria e Arsimit do të vendos se çka do të bëhet më tutje, nëse do marrin masa ose jo. Ne do presim vendimin e tyre”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci