Të fundit

Shkarkohet drejtori i burgut të Pejës

Drejtori i Burgut të Pejës, Arif Beqa, është shkarkuar sot nga kjo pozitë.

Përpos Beqës, sot është marrë vendimi edhe për shkarkimin e Heset Loku, drejtori të burgut të Prizrenit.

Vendimin për shkarkimin e tyre e ka marrë ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, përcjell Paparaci.

Haxhiu ka thënë se deri te shkarkimi i tyre ka ardhur pasi të njëjtit kanë fshehur ngacmimin seksual ndaj një të miture.

“Po janë shkarkuar për shkak se kanë fshehur ngacmimin seksual ndaj një të miture. Vendimi është marrë sot”, ka thënë ministrja Haxhiu për Telegrafin.

Heset Loku më herët ka qenë Drejtor në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ndërsa së fundi ishte transferuar në Prizren.

Ndryshe Loku ka qenë nënkryetar i Komunës së Kaçanikut në kohën kur këtë komunë e drejtonte Xhabir Zharku.

Kurse Arif Beqa më herët ka qenë drejtor në Qendrën e paraburgimit në Lipjan, ndërsa së fundi ishte transferuar në Pejë.

Shkarkohet Drejtori i Burgut të Prizrenit

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci