Ka përfunduar pjesa e parë në përballjen interesante të Premier Ligës mes Fulhamit dhe Manchester Cityt, ku ky i fundit shkon në pushim në epërsi prej një goli.
Pas më shumë se 45 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Craven Cottage”, City po avancon si mysafir kundër Fulhamit me epërsi minimale 1:0, raporton KosovaPress.
Golin e vetëm deri tani e shënoi mbrojtësi kroat, Josko Gvardiol, i cili kaloi Cityn në epërsi në minutën e 13’.
Rezultati i pjesës së parë, 1:0 në favor të Cityt.
