Të fundit

Stano dhe Lajçak: Nuk ka vullnet të Serbisë dhe Kosovës për të gjetur një marrëveshje

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka thënë se është i gatshëm t’i presë sërish të dyja palët nëse ata tregojnë gatishmëri për të arritur një zgjidhje të përkohshme të pranueshme nga të dyja palët.

“Kam pritur për herë të 7-të kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për pasojat e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës. Fatkeqësisht palët nuk arritën marrëveshje”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social X, transmeton Paparaci.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, i cili ndërmjetëson dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Stano, ka shkruar në rrjetin X se palët nuk kanë arritur një kompromis për çështjet e mbetura të hapura.

“BE-ja shpreh keqardhje për këtë dhe vlerëson se nuk ka vullnet nga ana e Serbisë dhe Kosovës për të gjetur një marrëveshje kompromisi në të ardhmen”, thotë ai.

“Mungesa e një rruge të dakorduar përpara ka pasoja negative në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera në mbarë Kosovën dhe është një burim i vazhdueshëm shqetësimi”, ka thënë Stano.

Ai ka deklaruar se BE-ja, si ndërmjetës në dialog, është i gatshëm të thërrasë një takim tjetër “pasi që dyja palët të tregojnë gatishmërinë e tyre për të gjetur një zgjidhje të pranueshme”.

Stano ka theksuar se përfaqësuesit e të dyja palëve “kanë arritur të tejkalojnë disa dallime në lidhje me dërgimin e mjeteve financiare nga Serbia në Kosovë, duke përfshirë themelimin e një subjekti afarist që do të shpërndante ndihma financiare për serbët e Kosovës”.

Përkundër faktit se BE-ja paraqiti një propozim kompromisi që “harmonizonte në masën më të madhe pikëpamjet e të dyja palëve”, sot nuk u arrit marrëveshje pasi palët nuk arritën marrëveshje për disa çështje kyçe, përfshirë shtrirjen e përgjithshme të aktiviteteve të subjektin e ri, fushëveprimin e përfituesve të entitetit dhe ndihmën financiare të institucioneve të Serbisë në Kosovë të mbështetur nga Serbia./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci