Reforma në sistemin e transportit publik po paralajmëron kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Përmes një shkrimi në Facebook ai njofton për linja të reja të trafikut urban nga 1 janari i vitit 2025.
Përveç kësaj, Rama tregon edhe për “biletë të integruar” për të gjitha linjat në kryeqytet e sisteme digjitale të pagesës së biletave.
“Çdo hap i kësaj reforme është bërë në bashkëpunim të ngushtë dhe në konsultim me operatorët privat të linjave të autobusëve, Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, përfaqësuesit e bankave në Kosovë dhe të tjerë.
Kjo reformë do të përfshijë garantimin e kredive për blerjen e autobusëve privat, dhe rrjedhimisht dhënien e linjave të reja për këta operatorë privat”, shkruan Rama.
