Në ambientet e fabrikës Comodita kanë qëndruar përfaqësuesit e kompanisë së mirënjohur në botë JYSK International, Laurence Muller, drejtoreshë e blerjeve Internacionale dhe Peter Budde Lautrup, menaxher i kategorisë së dyshekëve.
Në një hap të rëndësishëm për forcimin e partneritetit, Comodita dhe JYSK International kanë vendosur fillimin e një bashkëpunimi të ri me një marrëveshje afatgjate për prodhimin e dyshekëve dhe mbishtresave të cilët janë të destinuara për tregun global. Marrëveshja përfshin prodhimin e një sasie të konsiderueshme të produkteve që do të jenë prezente nëpër pikat shitëse të JYSK në të gjithë botën.

