Të fundit

Rashica e Muçi fitojnë Kupën e Turqisë

Dyshja shqiptare, Milot Rashica e Ernest Muçi, kanë fituar Kupën e Turqisë me skuadrën e Besiktasit.

Në ndeshjen finale e cila u zhvillua në stadiumin ”Atatürk Olimpiyat” në stamboll, Besiktasi shënoi fitore ndaj Trabzonsporit të Enis Bardhit, me rezultat 3-2.

Trabzon kaloi e para në epërsi me golin e Onuachu në minutën e 13-të.

Besiktasi barazoi shifrat në minutën e 45+3, me golin e Ghezzal, i cili u tregua i sakt nga penalltia, duke shkuar në pushim me rezultat 1-1.

Me të nisur pjesa e dytë, Ucan përmbysi rezultatin e Besiktasit në 2-1.

Në minutat e fundit u zhvillua një dramë e madhe, ku fillimisht Trabzonspor barazoi shifrat në minutën e 89-të, me golin e Pepe.

Nuk vonoi shumë dhe Al Musrati u bë hero i Besiktasit, duke shënuar golin e fitores në minutën 90+4, duke ia sjellë klubit titullin e 12-të në histori të Kupës së Turqisë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci