Të fundit

Antidroga në aksion, arrestohen pesë persona

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për posedim të mbi 9 kilogramë substanca narkotike të premten në Gjakovë.

Të dyshuarve, njësiti anti-drogë i ka gjetur mbi 9 kilogramë substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë, njoftoi policia.

Të arrestuarit janë të moshës mes 28 dhe 41 vjeç, thuhet në një komunikatë të policisë, raporton Paparaci.com.

Siç njofton Policia, kontrollet janë realizuar në fshatrat Bec dhe Brovinë dhe në qendër të Gjakovës.

Zyrtarët policorë të antidrogës janë ndihmuar në këtë operacion policor nga Njësia Speciale Operative e Mitrovicës, Njësia K9, forenzika dhe zyrtarë nga Stacioni Policor Gjakovë. /Paparaci.com

Komunikata e plotë:

Pas një pune tremujore hetimore intensive kundër narkotikëve, zyrtarë policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Narkotik (DHTN), Njësia Mitrovicë Jugu, më 24.12.2021, pas pranimit të Urdhër Kontrollit nga Gjykata Themelore Mitrovicë, kanë realizuar kontrolle në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve: B.I., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar), Sh.I., (viti i lindjes 1977, mashkull kosovar), M.I., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar), F.M., (viti i lindjes 1989, mashkull kosovar) dhe U.Q., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar).

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale:

Substancë, dyshohet të jetë marihuanë në peshë 9128.86 gram;
Njëqind e katër dhjetë (140) fara të dyshohet të jenë kanabis sativa;
Gjashtë (6) gërshërë për krasitjen e bimëve narkotike;
Njëzetë e tetë (28) bimë narkotike kanabis sativa me gjatësi prej 110 – 223 cem;
Katër (4) peshore për matje;
Folje e tejdukshëm për mbështjelljen e narkotikëve;
Njëmbëdhjetë (11) fishekë të kalibrave të ndryshëm;
Pajisje për ndriçim artificial të bimëve narkotike kanabis sativa;
Katër (4) vetura dhe
Katër (4) telefona celular.

Pas intervistimit në pranin e avokatëve mbrojtës të caktuar nga Oda e Avokatëve, të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit të shtetit shkojnë në ndalim policor për 48 orë, lidhur me veprat penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci