Në të gjithë botën, disa pemë të Krishlindjes janë bërë të famshme për madhështinë e tyre, duke arritur lartësi të jashtëzakonshme.
Këtu është një listë të disa prej pemëve më ikonike të Krishtlindjes:
1.Pema e Krishtlindjes e Qendrës Rockefeller, Nju Jork, SHBA

Pema e Krishtlindjeve në Qendrën Rockefeller në Nju Jork është një traditë vjetore që daton që nga viti 1932, kur ofroi një atmosferë shprese gjatë Depresionit të Madh.
2.Sheshi Trafalgar, Londër, Mbretëri e Bashkuar

Pema e Krishtlindjes në sheshin Trafalgar në Londër ka qenë një dhuratë vjetore nga Norvegjia që nga viti 1947, e dhuruar për të falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore.
3.Galeries Lafayette, Paris, Francë

Dyqani ikonë në Paris, Galeries Lafayette, bën një shfaqje të mrekullueshme të pemës së tyre vjetore të Krishtlindjes.
Pema zbukurohet duke përcaktuar një temë të ndryshme çdo vit, shkruan Euronews.
4.Sheshi Puerta Del Sol, Madrid, Spanjë

Pema madhështore e Madridit në sheshin Puerta Del Sol nuk është natyrale, por është shumë e bukur.
Duke qëndruar në një lartësi prej 35 metrash, konstruksioni metalik në formë konike është projektuar me një interpretim të dixhitalizuar të një pishe tradicionale.
5.Sheshi i Katedrales, Vilnius, Lituani

Shumëkush mund të mos dijë për pemën e Krishtlindjes në Vilnius, Lituani, por prej vitesh ajo është njohur si një nga më të bukurat në botë.
Pema është në fakt më shumë një instalacion arti, duke interpretuar frymën e çdo viti në formën e saj.
6.Laguna Rodrigo de Freitas, Rio de Janeiro, Brazil

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, pema lundruese e Krishtlindjes në Rio de Zhaneiros është më e madhja në botë e llojit të saj, megjithëse titulli i saj aktualisht po kontestohet nga një pemë e re lundruese në liqenin Trasimeno në Itali.
