Të fundit

Dy vjet nga vdekja e producentes Vjosa Berisha

Sot u bënë dy vjet që nga vdekja e aktores dhe producentes së njohur shqiptare, Vjosa Berisha.

Ajo vdiq më 23 qershor të vitit 2022, ndërsa ishte diagnostikuar me kancer në vezore.

Asokohe, trajtimet po i kryente jashtë vendit dhe në momentin e vdekjes ndodhej në “University College Hospital” në Londër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fatos Sh.Berisha (@fatossberisha)

 

Në përvjetorin e dytë të vdekjes, Berisha u përkujtua edhe nga bashkëshorti i saj, producenti Fatos Berisha.

Ai ka ndarë një fotografi të bashkëshortes në Instagram, ku shkruante: “Dy vjet pa Otën”.

Të njëjtit vlen të ceket se kanë bashkë një djalë të quajtur, Lekë.

E ndjera ka realizuar projekte të shumta si dhe ka qenë drejtoreshë e Festivalit, PriFest.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci