Të fundit

UEFA nuk mjaftohet me dënimin kundër Shqipërisë e Kroacisë, përgatit dënime edhe më të rënda

Delegatët e UEFA-s janë informuar se duhet të ndalojnë ose të ndërpresin përfundimisht ndeshjet ku luajnë Kroacia e Shqipëria, në rast se përsëriten rastet e njëjta për çfarë janë dënuar paraprakisht dy kombëtaret ballkanase.

Në prag të ndeshjeve finale të Grupit B, Kroacia dhe Shqipëria janë nën një vëzhgim serioz nga UEFA. Pas skenave të pakëndshme të shkaktuara nga tifozët në ndeshjen mes Kroacisë dhe Shqipërisë në Hamburg të dy kombëtaret janë gjobitur financiarisht.

Por ky është vetëm fillimi sepse pjesën tjetër të gjobës (nëse ka) UEFA synon ta vendosë pas Euros, dhe për ndeshjet gjatë Euros ku marrin pjesë Kroacia dhe Shqipëria.

Delegatët janë informuar të ndalojë ose ndoshta edhe ta ndërpresin ndeshjen përgjithmonë nëse përsëritet diçka e ngjashme në Euro.

Në ndeshjen e fundit, Kroacia do të përballet me Italinë më 24 qershor me fillim nga ora 21:00, ndërsa Shqipëria do të luajë në të njëjtën kohë me Spanjën. Për sa i përket gjobave të mundshme që do të vendosen pas Euros, është e mundur të luhet përballë tribunave të zbrazëta apo pamundësia e largimit të tifozëve në ndeshjet jashtë.

Shqipëria aktualisht është në pozitën e parafundit në grup, ndërkaq Kroacia mban pozitën e fundit. Të dy kombëtareve iu nevojitet vetëm fitorja për të mbajtur gjallë shpresat për një kalim tutje në fazën e radhës.

Kroacia do të luaj kundër Italisë, ndërsa Shqipëria kundër Spanjës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci