Të fundit

Gjakderdhje financiare në ministri të Kulturës

Kushërinjtë janë veç për dasma. Hmmm, jo bash! Të paktën kështu nuk është parë këto tre vjet e gjysmë qeverisjeje nga partia që dikur kundërshtonte më së shumti lidhjet familjare, besa edhe ato të linjës së dhjetë.

Por, një kërdi e llojit të vetë është parë në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport. Ky dikaster, që udhëhiqet nga ministri që priste në radhë për të blerë bukë në një market, Hajrulla Çeku, ia ka siguruar hiç më pak se 255 mijë euro për tri vitet e ardhshme motrës së Artan Abrashit, që është pjesë udhëheqëse e Autostrada Biennale, një organizatë joqeveritare, përcjell Paparaci.

Kjo është lehtë e vërtetueshme nga të gjitha anët. Fillimisht, në dokumentin përkatës (shih foton 1), shihet lista e përfituesve. OJQ Biennale sivjet do të marrë 80 mijë euro, vitin e ardhshëm 85 mijë e më 2026 plot 90 mijë euro, që në total kap shifrën e çerekmilionit.

Se motra e Artan Abrashit, Vatra, është bashkëpronare e kësaj organizate vërtetohet lehtë në profilin e saj në “Facebook”.

Ajo me krenari konfirmon pronësinë në organizatën që për tre vitet e ardhshme nuk do ta ketë hallin e financave.

Lidhur me këtë çështje, redaksia jonë ka dërguar pyetje edhe në drejtim të ministrit Hajrulla Çeku, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar përgjigje./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci