Kampioni i Kosovës në basketboll, Ballkani ka shënuar fitore në ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve përball skuadrës nga Andorra, Santa Coloma.
Ballkani shënoi fitore me rezultat 1:2, me golin e fitores të shënuar në minutat e fundit të takimit.
Vendasit kaluan fillimisht në epërsi në minutën e 22-të me golin e Youssef El Ghazoi, por Ballkani arriti të rikthehet.
Lindon Emërllahu shënoi golin e barazimit në minutën e 42-të, pasi u tregua i saktë nga penalltia.
Krejt në fund, në minutën e 90-të, Bernard Karrica shënoi golin e fitores për Ballkanin.
Kjo është ndeshja e parë në kuadër të kualifikimeve për sezonin e ri në garat evropiane.
