Të fundit

“Qëllimi i Kurtit është sensibilizimi i ndërkombëtarëve për kërcënimet nga Serbia”

Ish-ministri, Bejtush Gashi, vlerëson se përmes deklarimeve të drejtpërdrejta në institucionet ndërkombëtare, përkatësisht mediave ndërkombëtare, qëllimi i kryeministrit Albin Kurti është që të sensibilizohet opinioni ndërkombëtar për kërcënimet që paraqet Serbia.

“Adresimet që ia kanë bërë institucionet e Kosovës bashkësisë ndërkombëtare për kërcënimin që paraqet Serbia, këto informacione institucionet ndërkombëtare i kanë përmes misioneve të pranishme në Kosovë, qoftë agjencisë së inteligjencës ushtarake, qoftë misionit të EULEX-it në Kosovë, kështu që nuk paraqet ndonjë risi informacioni që adresohet kryeministri i Kosovës, mirëpo tash ky adresim mund të ketë edhe efekt pastaj negativ në vetë popullatën e në Republikën e Kosovës me impakt të dyfishtë te minoriteti pakicë që jeton në ato komuna, dhe te popullata në përgjithësi për ta dekurajuar interesimin e investitorëve potencialë”, deklaroi Gashi në Info Magazine.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci