Me rezultat të barabartë 1:1, ka përfunduar pjesa e parë e takimit mes Holandës e Anglisë.
Xavi Simons realizoi një supergol në minutën e shtatë, por Harry Kane barazoi rezultatin pas 10 minutave.
Kapiteni i Anglisë shënoi nga pika e bardhë e penalltisë pas një ndërhyrje të palejuar të Dumfries pikërisht ndaj tij.
Anglia kishte edhe dy mundësi shënimi me Foden, por Dumfries bllokoi goditjen e tij, kurse goditja e tij e dyt u ndal nga shtylla.
Nga ana tjetër edhe Holanda rrezikoi seriozisht portën kundërshtare me Dumfries që ishte shumë afër golit.
