Të fundit

Klubi i Biznesit kundërshton vendimin e Qeverisë për kufizimin e qarkullimit të automjeteve të peshave të rënda

Klubi i Biznesit ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë për kufizimin e qarkullimit të automjeteve të peshave të rënda.

Klubi i Biznesit shpreh kundërshtimin e fuqishem ndaj vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për të ndaluar qarkullimin e automjeteve me peshë mbi 7.5 tonë nga 14 korriku deri më 31 korrik 2024.

Ky vendim, sipas Klubit të Bizesnit “do të ndikojë në ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit, të rrisë kostot operative dhe do të ndikojë negativisht në ekonomi sepse me këtë vendim afektohen prodhuesit, shitësit me pakicë dhe përfundimisht konsumatorët”.

“Ne kohën kur ka nje fluks të madh të kërkesës për furnizime në treg, për shkak të vizitës së bashkkombasve tanë nga diaspora, një vendim i tillë bëhet edhe më i pakuptimtë”.

Klubi i Biznesit i bën thirrje qeverisë të rishikojë këtë vendim, të angazhohet në dialog me palët e interesuara dhe të zbatojë masa alternative që nuk e pengojnë aktivitetin ekonomik.

Vendimi i qeverisë ka hyrë në fuqi nga sot dhe vlen deri më 31 korrik 2024, nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

“Bazuar në rekomandimet e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta kemi marrë vendim: Ndalohet qarkullimi në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T. Ky vendim vlen nga data 14 korrik 2024 deri më 31 korrik 2024 për periudhën nga ora 11:00 deri në ora 17:00”, ka thënë zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Nga sot hyn në fuqi vendimi për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 7.5 ton

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci