Të fundit

Vazhdojnë inspektimet, gjoba për shkelësit e vendimit të kufizimit të orarit të punës në temperatura të larta

Shkruan: Besarta Jashari

Inspektorati i Punës është duke vazhduar me inspektimin e bizneseve për të parë se a po zbatohet vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë shkaku i temperaturave të larta.

Nga 13 korriku e deri më 20 korrik, gratë shtatzëna do të lirohen nga puna, qytetarët me sëmundje kronike do të punojnë me orar të shkurtuar deri në katër orë si dhe ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00-17:00, sipas vendimit të MSh-së.

Deri më tash, janë identifikuar 28 subjekte që nuk e kanë zbatuar këtë vendim e që për të njëjtit do të shqiptohen gjoba.

Kështu ka konfirmuar për Paparacin kryeinspektor i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi.

“Po, ditën e shtune 13 korrik, inspektorët e punës kanë hasur në 28 subjekte ku kanë konstatuar se nuk është respektuar vendimi dhe rrjedhimisht do të shqiptohen gjoba nga këtyre 28 subjekteve”, ka thënë Nikçi.

Tutje ai bëri të ditur se inspektimet po vazhdojnë edhe sot, ndërsa do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim deri në përfundim të këtij vendimi.

“IQP po vazhdon edhe sot dhe deri me 20 Korrik, deri kur është edhe vendimi në fuqi, që të bëje mbikqurjen e zbatimit te tij”.

Theksojmë se ky vendim u mor në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për shkak të rritjes së konsiderueshme të temperaturave në ditët në vijim me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve./Paparaci.com

Nga sot kufizim orari për disa kategori, çka thuhet në vendimin e ministrisë së Shëndetësisë

 

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci