Të fundit

Tronditje në Moskë: Një nga krerët e ushtrisë ruse u hodh në erë në parking, dalin pamjet

Një bombë e montuar në një makinë plagosi një punonjës të shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse dhe një grua të paidentifikuar në veri të Moskës të mërkurën, raportoi gazeta Kommersant.

Shumë shpejt u zbulua se objektivi i atentatorit ishte Andrey Torgashov, zëvendës shefi i njësisë ushtarake të rajonit të Moskës për Forcat Raketore Strategjike.

Ministria e Punëve të Brendshme ruse njoftoi se dy persona u plagosën nga shpërthimi dhe se kishte nisur një hetim.

Toyota Land Cruises shpërtheu menjëherë pasi oficeri i inteligjencës dhe një grua e paidentifikuar hynë në automjet, sipas mediave ruse që publikuan pamjet e shpërthimit.

Kommersant, një nga gazetat kryesore ruse, shkruan se i plagosuri punonte në administratën kryesore të agjencisë ruse të inteligjencës GRU.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS shkruan se burri humbi të dyja këmbët nga shpërthimi dhe se gruaja e tij u vra.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci