Të fundit

Bilanci dhe renditja: Ky është kundërshtari i radhës i Akil Gjakovës

Italiani Manuel Lombardo është kundërshtari i Akil Gjakovës në çerekfinale të Lojërave Olimpike.

Lombardo është prej xhudistëve më të mirë të kategorisë deri 73 kilogramë. Ai është i renditur i katërti në ranglistën botërore. Akili, në anën tjetër, ndodhet i renditur në vendin e 17-të.

Me Lombardon, Akili ka dy fitore e një humbje. Kishte fituar në vitin 2022 dhe vjet në finale të Evropianit të Hapur në Prishtinë.

Ndërkohë ka pësuar në 1/8 e finales në Botërorin e vitit të kaluar në Doha.

25-vjeçari Lombardo i ka dy medalje të argjendta botërore dhe një të artë evropiane.

Lufta mes Gjakovës dhe Lombardos zhvillohet sot pas orës 16:00.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci