Të fundit

Begaj takohet me Spiropalin, socialistët e nënshkruajnë dekretin për kryetaren e re të Kuvendit të Shqipërisë

Mediat në Shqipëri kanë bërë të ditur se sot është zhvilluar një takim mes presidentit shqiptar Bajram Begaj dhe Elisa Spiropalit, të propozuarës nga kryeministri Edi Rama për kryetare të re të parlamentit atje.

“Burime nga Presidenca bëjnë me dije se pak më herët ka patur një takim informal mes të propozuarës nga Rama për kryetare Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali dhe Presidentit të Republikës Bajram Begaj në zyrën e kreut të Shtetit”, kështu shkruan në një artikull të publikuar A2CNN.

Më tutje thuhet se ky takim vjen në një moment kur Spiropali mban ende detyrës së Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, pasi Begaj ende nuk ka dekretuar ndryshimet në qeveri.

Pos takimit me Begaj, zhvillime pati edhe në selinë e Partisë Socialiste, thuhet se më shumë se 30 deputetë kanë nënshkruar propozimin e Elisa Spiropalit, si kryetare të Kuvendit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci